U vra në burgun grek – Momenti kur Alfons Doçi rrihet brutalisht nga shqiptarët dhe qëllohet me thikë

Diaspora

U vra në burgun grek – Momenti kur Alfons Doçi rrihet brutalisht nga shqiptarët dhe qëllohet me thikë

Më: 10 korrik 2024 Në ora: 21:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak ditë nga ekzekutimi i Alfons Docit në burgun Korridhalos, janë publikuar edhe pamjet e ekzekutimit të tij.

Në pamje duket grupi i shqiptarëve që fillimisht kanë një përplasje fizike dhe në vazhdim Xhuliano Halili i ngul atij një thikë duke e lënë të vdekur në vend.

Në grupin e të dënuarve që përplasen mes tyre ishte edhe Laert Haxhiu, i cili dy ditë më vonë u ekstradua me urgjencë në Shqipëri.

Autoritetet greke thonë se sherri mes të dënuarve nisi për shkak të temperaturave të larta dhe vapës së padurueshme në ambientet e burgut Korridhalos.

Ndaj Xhuliano Halilit u shtua edhe një tjetër akuzë për vrasje, këtë herë të Alfons Doçit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat