Të ruhet kënga, të kemi tekste me kuptim. Nuk është vetëm melodia. Këngëtari duhet ti mbijetoj kohërave. Kam pasur rastin ta dëgjoj ditë më parë në një emision televiziv edhe ate live duke kënduar protagonistin e kësaj interviste. Origjinaliteti i tij, zëri i bukur dhe duke luajtur me kitarë, tregoi se kemi të bëjmë me një këngëtar me plot kuptimin e fjalës. Nuk gaboj nëse e përmendi, se ka pak këngëtar që munden të këndojnë live, sepse zëri i tyre rregullohet nëpër studio të ndryshme muzikore. Këndimi live, aty për aty, tregon madhështinë e një këngëtari-artist. Valon Islamaj gëzon autoritet tek diaspora jonë në Zvicër, është i qetë, fjalë pak, shumë i edukuar, familjarë dhe shok i mirë. Kur ftohet nëpër takime të diasporës sonë, ai përkujdeset me përgjegjshmëri që të këndoj mirë, të paraqitet me kujdes dhe ti përshtatet atmosferës. Zëri i tij shpon shpirtin. Këngë të bukura shqipe. Modestia e tij e bënë edhe më të veçant. Nuk dëshiron ta lavdërojmë me mirësjellje të falënderon, duke thënë, po mundohemi për të mirë. Nuk është edhe e lehtë të depërtosh nëpër industri të njohura të muzikës, por ka shumë këngëtarë që janë të shkëlqyer dhe nuk duan zhurmë. Valon Islamaj jeton me familjen e tij në Zvicër. Është mbi të gjitha me mirësjellje. Këngën e ka në zemër. Nuk këndon sa për të kënduar. Këndon që të argëtoj të pranishmit, por edhe të freskoj shpirtin e tij prej një artisti. Jemi mësuar të shohim nëpër media disa pseudo këngëtarë, që nuk këndojnë live, por ata harrohen shpejt, por ka shumë të tjerë që nuk janë nëpër media, por janë të merituar. E dijmë shumë mirë, se këngëtari (apo vokalisti) është një person i cili intepreton vargjet (e shkruara) duke i përcjelluar ato me tinguj të këndëshëm apo të dëshiruar për veshin e njeriut dhe zakonisht atë e bëjnë para publikut nën përcjelljen e instrumenteve muzikore ose instrumentit që dinë të luaj ai vet. Pata nderin dhe kënaqësinë, që ditë më parë bashkëbiseduam për këtë intervistë edhe pse shihja shumë modestinë në çdo pyetje të shtruar. Valoni e mbanë kitaren me vete dhe nuk priton të filloj të këndoj në ambiente gëzimi. Edhe gjatë bashkëbisedimit tonë, filloi të këndoj disa këngë të vjetra shqiptare me kitaren e tij, sa që të jep një terapi shpirtërore. I dëshiroj shumë suksese dhe e mirëpresim një album sa më shpejt dhe besoj shumë se do të mirëpritet nga të gjithë dashamirësit e muzikës së bukur shqipe. Po ju lë që ta lexojmë intervistën e realizuar ditë më parë.
Z.Islamaj, ju falënderoj për kohën, që po ndani për të bashkëbiseduar për këtë intervistë. Edhe pse junjohin shumë dashamirës të muzikës së mirëfilltë shqipe, a mund të na shkruani me disa fjalë një biografi tuajën?
Jam i lindur në Isniq të Deçanit. Jam nga një familje intelektuale. Babai dhe mami ishin mësues. Shkollën filore e kam përfunduarnë Prapaçan, ndërsa të mesmen në Isniq. Studimet i fillova në universitetin e Prishtinës në drejtimin histori.
Ju kujtohet dita e parë kur ju drejtuat mërgimit?
Ishte koha e luftës së Kosovës, viti 1998, ku unë, së bashku me familjen time, morëm rrugën për në Shqipëridhe aty qëndrova tre muaj dhe pastaj i vetëm si 20 vjeçar, iu drejtova mërgimit dhe tani jetoj dhe veproj në Zvicër,së bashku me gruan dhe dy fëmijët e mi.
Përveç se jeni një këngëtar i merituar, jeni edhe instrumentist. Kur keni filluar të këndoni?
Dua ta përmendi, se në moshën 6 vjeçare fillova të luaj në qifteli dhe në moshen 8 vjeçare fillova edhe të këndoj.
Po, kitaren ku e mësuat?
Pas shumë vitesh që kam luajtur në qifteli, sharki dhe violin, më lindi dëshira, ta mësoj kitaren dhe kjo ndodhi në vitin epar të shkollës së mesme. Në atë kohë si adoleshent, kitara ishte për mua instrument interesant dhe më jepte mundësi të këndoi këngë argëtuese, moderne, etj.
Sa këngë janë tuat që i këndoni?
Po i kam 25 këngë që i kam kompunuar vet, mes tyre ka këngë, tekstin dhe muzikën i kam bërë vet. Nuk jam tip që dua të ngutem së krijuari këngë. Këngët komerciale nuk më pëlqejnë, sepse janë me jetë të shkurtërt, ose të një sezoni.
Jeni këngëtar që këndoni këngë të pastra shqipe.Ke sfiduar veten që të këndosh edhe këngëkomerciale nëse të është kërkuar nga publiku?
Këndoj në festa të ndryshme, dasma, festa familjare dhe ato kombëtare që i kemi. Mundohem t`jupërshtatem dhe ti plotësoj dëshirat e publikut dhe për fat të mirë, aty ku kam kënduar e kanë dashur dhe njohur këngën e bukur shqipe.
Si e sheh muzikën shqiptare në përgjithësi?
Muzika shqiptare është për mua më e ëmbla dhe më e bukura në botë. Them kështu, sepse kemi një pasuri të madhe me këngë të mirëfillta shqipe të të gjitha zhanreve dhe me tekste me plot kuptim, me një fjalë, këngë të pavdekshme. Kombi ynë ka edhe këngëtar të njohur që e kanë ruajtur këngën shqipe brez pas brezi.
Këndoni me kitarën tuaj edhe nëpër festa të ndryshme qoftë në diasporë apo edhe në atdhe. Ku ndjehesh më mirë kur këndoni në atdhe apo në diasporë?
Meqë jetoj në diasporë, larg atdheut, më bie më shpesh të jem në programe në mesin e diasporës dhe është një përgjegjësi e madhe se çka i servon publikut. Jam munduar dhe do të mundohem që ti servoj këngë të bukura. Padyshim, se ndjenja në atdhe kur je duke kënduar është më ndryshe, por ai që e donë këngën e këndon kudo që gjendet, sepse i këndon zemra dhe shpirti. Në atdhe është thënë dhe thuhet edhe ajri është më i pranushëm për trupin e leje më kënga.
Cilën këngë më me zemër e këndoni?
Ndoshta edhe është e vështirë të veçoja ndoj një, por do të respektoj pyetjen tënde dhe dua ti tregoj dashamirësve të këngës, se dua të këndoj live gjithmonë dhe kënga më e dashur është „Udhët e mia“.
Keni bashkëpunuar me ndoj këngëtar apo e keni ndërmend të bashkëpunoni në të ardhmen?
Me vëllezërit e mi kam pasur bashkëpunim dhe me ndoj këngëtar jo. Por në të ardhmen është e mundur nëse do të marrim ndoj program të mirë që më përshtatet mua. Nuk jam nga natyra që shpejtoj për të krijuar. Aty për aty këndoj dhe aty për aty mundohem të krijoj atmosferë duke e parë edhe publikun. Ka shumë dashamirës të këngës së bukur shqipe në diasporë dhe e njohin mirë këngën shqpe. Ne duhet ta ruajmë këngën shqipe dhe të kemi kujdes edhe me tekste, sepse edhe tekstet janë si gjaku për zemrën.
Rinia e diasporës nga ajo që keni parë, pranon muzikën shqiptare apo më shumë të huajën?
Diaspora ka një rini të mrekullushme dhe dëgjojnë muzikë shqipe. Këtë e them me plot bindje, duke u nisur nga fëmijët e mi, që kanë lindur në Zvicër dhe që nga mosha e vogël kanë dëgjuar dhe kënduar shqip. Kjo është për tu gëzuar. Gjithandej dëgjohet kënga shqipe.
Pajtoheni, se disa këngë kanë tekste banale dhe videoklipe të ngarkuara?
Për mendimin tim, arti muzikor ka shumë ngjyra dhesecilli këngëtar dhe këngëtare përmes këngës e prezenton muzikën dhe vetveten.
I nderuar z.Islamaj, padyshim se kemi edhe shumë për të bashkëbiseduar, por shpresojmë në një të ardhme të shpejt, do të kemi edhe për tema të tjera të flasim e deri atëherë gjitha të mirat dhe pushime të mbara, meqë jemi afër pushimeve verore.
Ju falënderoj edhe juve për kohën që keni ndarë për këtë intervistë. Ju jam shumë mirënjohës dhe më lejoni që ti përshëndes të gjithë bashkatdhetarët kudo që ndodhen dhe t`ju uroj pushime të mbara.