Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

Diaspora

Sherr brenda familjes shqiptare në Athinë, vjehrri godet me armë dhëndrin

Më: 14 korrik 2024 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Një sherr brenda familjes shqiptare për pak përfundoi në tragjedi në Athinë.

Sipas burimeve lokale, pas një sherri në mes vjehrrit dhe dhëndrit për të sqaruar problemet brenda familjes përfundoi me dhëndrin e plagosur dhe vjehrrin në arrati.

Policia tha se pasi debatuan, vjehrri nxori një armë që mbante në çantë dhe goditi dhëndrin me qytën e saj në kokë. Në vazhdim qëlloi disa herë në ajër dhe u largua.

Policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat