Politikanët shqiptar në SHBA reagojnë ndaj atentatit kundër ish presidentit Donald Trump

Diaspora

Politikanët shqiptar në SHBA reagojnë ndaj atentatit kundër ish presidentit Donald Trump

Nga: Beqir Sina Më: 14 korrik 2024 Në ora: 20:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Politikanët shqiptar dhe veprimtar të komunitetit në Shtetet e Bashkuara reaguan menjëherë,  teksa ata dënuan  fuqishëm akte të tilla si ai që ndodhi të shtunën në Butler të Pensilvenias (Pennsylvenia), ku një person me të shtënat me armë zjarri ndaj kandidatit të pritur republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, plagosi leht atë në veshë, ndërsa mbeti i vdekur një pjesëmarrës i mitingut dhe dy të tjerë u plagosën rëndë, dhe janë në spital.

Ky është një incident që tronditi fushatën zgjedhore në SHBA dhe rriti frikën për dhunë të mëtejshme politike, mbasi për herë të parë edhe vet politikanët amerikanë, udhëheqësit e lart të këtij vendi, përfshirë presidentin Biden , senator e kongresistë, pohuan se polarizimi dhe retorika e përdorur deri tani këtë dekadë të fundit e ka "ciflitur" demokracinë amerikane e cila është , ikona e demokracisë botërore,  por ja që përjeton një polarizim të "tejskashëm"

"Demokratët dhe republikanët duhet të marrin një qëndrim kundër gjuhës përçarëse dhe të punojnë drejt shërimit të ndarjeve të thella brenda kombit tonë" thotë Mark Gjonaj. 

Politikani shqiptar amerikan Mark Gjonaj, një  Ish-anëtar i Këshillit të NYC, Distrikti 13 dhe Ish-deputet i Asamblesë së NYS, Distrikti 80, dënoj fuqishëm atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump, ndërsa bëri thirrje që akte të tilla dhune të cilat janë krejtësisht të papranueshme,  nuk kanë vend në shoqërinë tonë, të mos përseriten.

Deklarata e plotë e zoti Mark Gjonaj për atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump: 

Dënoj fuqishëm atentatin e fundit ndaj ish-presidentit Donald Trump. Akte të tilla dhune janë krejtësisht të papranueshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë tonë.

Ky incident nënvizon nevojën urgjente që të gjithë ne, pavarësisht nga përkatësia politike, të bashkohemi dhe të hedhim poshtë retorikën ekstreme që ka karakterizuar shumë shpesh diskursin tonë politik. Demokratët dhe republikanët duhet të marrin një qëndrim kundër gjuhës përçarëse dhe të punojnë drejt shërimit të ndarjeve të thella brenda kombit tonë.

Dhuna dhe kërcënimet minojnë vetë themelin e demokracisë sonë. Është e domosdoshme që ne, si një vend i bashkuar, të ushqejmë një mjedis respekti, mirëkuptimi dhe tolerance. 

Ne u bëjmë thirrje liderëve nga të dyja palët që të udhëheqin me shembullin e tyre, që të promovojnë dialogun konstruktiv dhe të kenë përparësi mbi të gjitha mirëqenien e kombit tonë.

Tani është koha për bashkim. Le të ngrihemi mbi dallimet tona, të dënojmë dhunën në të gjitha format e saj dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më paqësore dhe më të begatë për të gjithë amerikanët.

Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mark Gjonaj 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat