Ilir Zherka, Drejtor Ekzekutiv themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Civica, një organizat në marrëdhënie me qeverinë amerikane, aktivist i kahershëm për të drejtat e njeriut në SHBA, ka reaguar duke dënuar me dekleratë atentatin e djeshëm kundër ish- presidentit Trump, gjatë fushatës së tij, në Butler - Pennsylvenia.
Zherka i njohur si ish lider në komunitetin shqiptar si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, aktualisht po udhëheqë bordin e Këshillit Demokratik i Shqiptaro-Amerikanëve (DCAA) në Washington, e cila thuhet se është një organizatë e udhëhequr nga vullnetarët, ka postuar këtë deklerat për medien shqiptare.
Në deklaratën e postuar nga ai sot në faqen e DCAA në Facebook, Ilir Zherka, thotë se ata i bëjnë thirrje Trumpit dhe Bidenit si dhe mbështetësve të tyre, veçanërisht atyre në mediat sociale, që të zbusin retorikën e tyre për pjesën e mbetur të kësaj fushate.
Deklerata e plotë e Këshillit Demokratik i Shqiptaro-Amerikanëve (DCAA):
Këshilli Demokratik i Shqiptaro-Amerikanëve i bashkohet Presidentit Biden dhe të tjerëve për të dënuar tentativën për vrasjen e djeshme ndaj ish-presidentit Donald Trump.
Mendimet tona janë me ish presidentin , dhe të gjithë të prekurit nga ky akt i pakuptimtë dhune. Ne gjithashtu shprehim kondelecën tonë për personin që vdiq në mitingun dhe shpresojmë që të plagosurit të shërohen sa më shpejt dhe plotësisht.
Në kohët e kaluara në atentate si ky që ndodhi dje fatkeqësisht, kemi parë që kombi ynë(SHBA) është bashkuar me zyrtarë të zgjedhur dhe ekspertë të shquar që udhëheqin vendin tonë. Mirëpo ja që fatkeqësisht, për zhgënjimin tonë, disa po kërkojnë të përfitojnë politikisht nga kjo tragjedi.
Si grup(DCAA), besojmë dhe përpiqemi për civilizim në politikë. Ne e përshëndesim ish presidentin Donald Trump për deklaratën e tij që bën thirrje për unitet.
Ne i bëjmë thirrje atij(Trumpit) dhe Bidenit, dhe mbështetësve të tyre, veçanërisht atyre në media, që të zbusin retorikën e tyre për pjesën e mbetur të kësaj fushate.
"Dhuna politike nuk është kurrë zgjidhja. Ne jemi krenarë amerikanë që e vlerësojmë demokracinë dhe besojmë se dallimet tona duhet të zgjidhen në kutinë e votimit."
Më e mira,
Ilir Zherka