Përplasi për vdekje me automjet një turist, bie në pranga i riu shqiptar në Greqi

Diaspora

Përplasi për vdekje me automjet një turist, bie në pranga i riu shqiptar në Greqi

Më: 19 korrik 2024 Në ora: 10:35
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas

Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në Rodos të Greqisë, pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.

Automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, ka goditur shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.

Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.

47 vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, ku është konstatuar vdekja e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat