Tragjike/ I ra sipër dera e garazhit, ndërron jetë 3-vjeçarit shqiptar! Arrestohen prindërit e vogëlushit, ja arsyeja

Diaspora

Tragjike/ I ra sipër dera e garazhit, ndërron jetë 3-vjeçarit shqiptar! Arrestohen prindërit e vogëlushit, ja arsyeja

Më: 11 gusht 2024 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Një 3-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi i ra sipër dera e garazhit. Tragjedia ndodhi rreth orës 22:30 të së shtunës (10 Gusht) në Nea Zoi Aspropyrgos.

I mituri u dërgua nga prindërit e tij në spitalin Thriasio, por ishte tepër vonë pasi i mitur kishte ndërruar jetë.

Sipas të dhënave të para, prindërit e 3-vjeçarit kishin lidhur me litar derën e garazhit të shtëpisë së tyre, pasi po bënin rinovime.

Në një moment, fëmija është afruar te dera e garazhit, e cila në rrethana ende të paqarta, i ka rënë sipër duke i shkaktuar dëmtime të rënda.

Çifti shqiptar, të moshës 39-vjeçe dhe 42-vjeç, e dërguan menjëherë në spitalin Thriasio, por i mituri nuk mundi të mbijetonte.

Prindërit janë vendosur në prangat e policisë greke pas vdekjes së të miturit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat