Shqiptari rrah dhe bën për spital dy policë italianë

Diaspora

Shqiptari rrah dhe bën për spital dy policë italianë

Më: 14 gusht 2024 Në ora: 20:46
Ilustrim

Një shqiptar, tashmë i arrestuar nga policia në Itali, ka reaguar dhunshëm ndaj punonjësve të policisë, të cilët tentuan të ushtrojnë një kontroll ndaj tij.

Mediat italiane raportojnë se 34-vjeçari shqiptar ka goditur me një dërrasë druri dhe më pas me grushta e shkelma të paktën dy policë, që kanë përfunduar në spital, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe në pjesën e fytyrës.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën historike të Perugias, ku policia nisi të gjurmojë 34-vjeçarin, të cilit iu kërkuan dokumentet e identifikimit.

Shqiptari ka reaguar dhunshëm ndaj policëve, duke i qëlluar me një dërrasë dhe me grushta e shkelma, ndërsa dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia sipas lapsi.al, përdori ndaj tij spray me piper dhe në momentin që është neutralizuar, iu gjet në trup një sasi prej 21.19 gram hashash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat