Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi është akuzuar për “rezistencë ndaj oficerit të policisë, plagosje dhe dëmtim të dëmshëm”, si dhe i dyshuar për një seri vjedhjesh.
Karabinierët dhe efektivët e Policisë Rrugore kryen ndërhyrjen gjatë një shërbimi normal dhe kontrolli territorial.
Në fillim ishte Qendra Operative që sinjalizoi për një automjet të dyshimtë. Kur u urdhërua të ndalonte nga karabinierët, drejtuesi i makinës fillimisht e ngadalësoi shpejtësinë, duke u shtirur sikur ndaloi, por me një manovër të papritur ktheu marshin mbrapa dhe vazhdoi udhëtimin me shpejtësi të madhe, duke goditur edhe patrullën, deri në kabinën e pagesës së autostradës së Avellino.
Më tej ka thyer barrierën dhe ka vazhduar arratisjen drejt Napolit. Ka qenë ndjekja edhe nga efektivët e kabinës lindore të autostradës së Napolit, në Pomigliano D'Arco, që arritën të ndalonin makinën të lëvizte.
Por nuk mbaroi këtu, sepse gjatë përpjekjeve për të shpëtuar, shqiptari i dyshuar, emri i të cilit nuk u publikua, u konfliktua edhe me efektivët, duke u përleshur. Një prej tyre, efektiv i Policisë Rrugore, mori lëndime të lehta, pa rrezik jete.
Policia nuk njoftoi për gjetje të ndonjë sendi të paligjshëm apo që të ishte i kërkuar, teksa mbetet ende i panjohur shkaku i tentativës së arratisjes dhe sulmit ndaj trupës operacionale.
Ndaj tij ka dyshime se mund të jetë përfshirë në një seri plaçkitjesh të banesave të zonës dhe po pritet verifikimi i shenjave daktiloskopike dhe pamjeve të kamerave. I dyshuari do dalë para gjykatës për masë sigurie.