Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia italiane në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit, teksa transportonte një sasi droge.
Sipas mediave fqinje, mësohet se shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 20 gushtit, teksa ai po lëvizte më skuter dhe një makinë policie e ndaloi për kontroll.
Për të shpëtuar, shqiptari ka sulmuar një prej efektivëve dhe ka nxitur të arratisët, por është arrestuar.
Gjatë kësaj kohë, ai është parë teksa ka hedhur një pako të madhe ngjyrë kafe në shkurre dhe më pas filloi sherrin me një nga policët, derisa u ndaluar dhe u dërgua në komisiariat.
Policia ka njoftuar se pakoja që ai hodhi përmbante gjysmë kilogrami heroinë, e cila u sekuestrua menjëherë.