Kanosi me jetë bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur/ Në kërkim ndërkombëtar për dhunë në familje, eskstradohet nga Franca 48-vjeçari

Diaspora

Kanosi me jetë bashkëshorten në sy të fëmijëve të mitur/ Në kërkim ndërkombëtar për dhunë në familje, eskstradohet nga Franca 48-vjeçari

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Një 48-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Franca.

Bëhet me dije se 48-vjeçari pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.

Njoftimi:

Nga Interpol Tirana u ekstradua nga Parisi, Francë, drejt vendit tonë, shtetasi shqiptar Xh. K. alias Xh. K., 48 vjeç, i lindur në Pukë.

Shtetasi Xh. K. alias Xh. K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Ky shtetas, pas disa konflikteve me bashkëshorten e tij (në proces divorci), e ka marrë atë në telefon dhe e ka kanosur me jetë, në prani të fëmijëve të saj të mitur.

Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpol Tirana me Interpol Paris, Francë, u bë i mundur arrestimi i tij në Francë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat