Zjarri i rënë në ndërtesë nxori në “dritë” shtëpinë e barit, e pëson keq 21-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Diaspora

Zjarri i rënë në ndërtesë nxori në “dritë” shtëpinë e barit, e pëson keq 21-vjeçari shqiptar në Belgjikë

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 10:43
Belgjikë

Autoritet belge kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas zbulimi të një shtëpie bari. I ri shqiptar u kap brenda një shtëpie bari në Ostende ndërsa tani do t’i duhet të qëndrojë edhe 1 muaj në masën e sigurisë së arrestit me burg, pas vendimit të marrë dje për të zgjatur hetimet.

Disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën. Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi kur gjërat shkuan keq. Një flakë e ndezur shpejt i vuri flakën të gjithë banesës.

Shërbimet e urgjencës shkuan menjëherë në vendngjarje dhe rruga u mbyll kryesisht në mënyrë që shërbimet e urgjencës të mund të kryenin punën e tyre.

Në dhomën tjetër, të shtëpisë ngjitur, kishte një plantacion kanabisi me 500 bimë. I riu 21-vjeçar u arrestua dhe ndodhet në burg prej një muaji. Dhoma e këshillit të Bruges vendosi të premten në mëngjes t’ia zgjasë paraburgimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat