Greqi, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari nga Shqipëria

Diaspora

Greqi, plagoset me armë zjarri 40-vjeçari nga Shqipëria

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 13:11
Foto ilustrim

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

40-vjeçari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Sipas tij, ai ka qenë duke parkuar automjetin jashtë banesës, kur persona të maskuar e kanë rrëmbyer dhe pasi e kanë çuar në një vend tjetër, e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë dhe e kanë braktisur.

40-vjecari shprehet se nuk ka arritur të identifikojë asnjë nga autorët, ndërkohë sipas policisë ai rezulton të ketë pasur kërcënime të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat