E rëndë në Belgjikë, shqiptari vritet nga fqinji - zbulohet shkaku

Diaspora

E rëndë në Belgjikë, shqiptari vritet nga fqinji - zbulohet shkaku

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 09:40
Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës

Një konflikt i ashpër për një vend parkimi është kthyer në një tragjedi të vërtetë në periferi të Brukselit.

Mediat belge raportojnë se një emigrant shqiptar, baba i tre fëmijëve, u qëllua për vdekje me armë nga një person me të cilin po debatonte ashpër.

Emri i viktimës ende nuk është publikuar nga autoritetet dhe as dinamika e ngjarjes apo nëse ka pasur motive të tjera të ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së diel (25 Gusht), në rrugën “Blijde Inkomststraat”, në Machelen, një komunë periferike e Brukselit.

Policia belge e identifikoi autorin e dyshuar si një banor të zonës, i cili ishte fqinj i shqiptarit. Pas krimit, ai është arrestuar dhe po i nënshtrohet hetimeve.

Dy personat ishin në konflikt për një kohë të gjatë mes tyre, për një vend parkimi, referuar dëshmive paraprake të banorëve vendas dhe të njohurve të viktimës dhe autorit.

Policia është ende duke hetuar dhe priten të zbardhen identitetet dhe dinamika e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat