I riu nga Prishtina, Shpëtim Ajvazi u ekzekutua për vrasje mbrëmjen e së dielës para djalit dhe nipit të tij, në Belgjikë.
Ai u qëllua për vdekje nga një shtetas italian.
Gjithë ngjarja ndodhi para shtëpisë së kosovarit, derisa ky i fundit ishte duke parkuar makinën e tij.
I lënduar rëndë është edhe nipi i tij (djali i motrës), me të cilin punon bashkë në ndërtimtari.
Gjithë ngjarja shokuese u pa edhe nga bashkëshortja dhe djali i viktimës, të cilët poashtu ishin në rrezik për jetën.