Pronarë të një picerie në Itali, arrestohet çifti shqiptar që drejtonin një rrjet të trafikut të kokainës

Diaspora

Pronarë të një picerie në Itali, arrestohet çifti shqiptar që drejtonin një rrjet të trafikut të kokainës

Më: 28 gusht 2024 Në ora: 12:09
Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën e çiftin pasditen e të hënës.

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Rovato, të Italisë, si të përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës.

Bashkëshortët e moshës 47 dhe 53 vjeç, zotëronin gjithashtu dhe një restorant, por që me sa duket nuk ishte biznesi i vetëm i tyre.

Për policinë, burri dhe gruaja drejtonin gjithashtu një rrjet të paligjshëm dhe fitimprurës të tregtisë së kokainës në qendër të qytetit të Franciacortina.

Çifti u vendos nën mbikqyrjen e karabinierëve pas raporteve të shumta në lidhje me kryerjen e një organizimi të trafikut të kokinës në zemër të qytetitt.

Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën e çiftin pasditen e të hënës.

Në banesë u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe më gjerë. U sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës në treg shkon në 200 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat