“Çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, e pësojnë keq dy shqiptarë

Diaspora

“Çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, e pësojnë keq dy shqiptarë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 10:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoritetet italiane kanë goditur një rrjet të trafikut të kokainës.

Në pranga kanë përfunduar katër persona, ndërkohë që nga mediat vendase raportohet se dy prej tyre janë shqiptarë.

Operacioni është kryer mëngjesin e sotëm nga policia e Portoferraio-s, ndërkohë që raportohet se grupi përbëhej nga 19 persona.

Personat e arrestuar, dy shqiptarë dhe dy italiane janë të moshave nga 39 deri në 65 vjeç.

Hetimi për grupin vijonte prej katër vitesh, ndërsa rezulton se kreu i grupit është një shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat