Dy shqiptarë, njëri 24 dhe tjetri 28 vjeç, u arrestuan në provincën e L’Aquila të Italisë pasi u kapën me drogë.
Të rinjtë dyshohet se kishin fshehur një sasi droge prej tre kilogramë kokainë në pjesën e motorit të makinës.
Policia ishte vënë në gjurmët e dy shqiptarëve prej disa kohësh, të dyshuar për kryerjen e një operacioni të trafikut të drogës që do të sillte mbi 100 mijë euro.
Operacioni përfundoi me sukses pasditen e së enjtes në orën 18:00.