Sipas mediave të huaja, 40 të burgosur shqiptarë në burgun e Torinos në Itali, dyshohen se kanë rrahur një të burgosur marokenë, për t’u hakmarrë për një të burgosur shqiptar i cili u godit me thikë të enjten.
Të burgosurit shqiptarë, fillimisht u konfliktuan me oficerët e policisë të cilët u përpoqën t’i ndalonin, ku vodhën çelësat e qelive dhe më pas hynë në seksionin e 12-të në katin e tretë dhe rrahën marokenin.
Dy zyrtarë policor, mbetën të lënduar pasi të dënuarit kanë përdorur një krevat gjatë përplasjes dhe me të kanë bllokuar portat, duke mos lejuar oficerët e burgut që të ndërhynin.
Sekretari i Përgjithshëm i Sindikatës së policëve të sistemit penicitar, Leo Beneducci ka deklaruar se burgu i Torinos është tërësisht në duart e të burgosurve.
“Në luftën midis bandave që karakterizon tashmë burgun e Torinos, punonjësit e policisë së burgjeve janë krejtësisht të pafuqishëm dhe të paaftë për të reaguar në kohë. Marrja e çelësave dëshmon pikërisht këtë”, ka thënë Beneduci, shkruan Euronews.al