Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident.
Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.
Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti. Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur nga aksidenti.
Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.