"I dehur dhe i droguar në timon!"/ Aksidenti që i mori jetën partneres së tij, arrestohet shqiptari në Itali

Diaspora

"I dehur dhe i droguar në timon!"/ Aksidenti që i mori jetën partneres së tij, arrestohet shqiptari në Itali

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 23:03
Ali Hoxha me familje

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi rezultoi nën efektin e drogës dhe alkoolit teksa po udhëtonte me partneren e tij dhe pësuan aksident. 

Sipas mediave italiane, 22-vjeçari Ali Hoxha rezultoi pozitiv në analizat për zbulimin e pranisë së alkoolit dhe drogës në gjak.

Nga ana tjetër, partnerja e tij Maria Grazia Bedin, 24-vjeçe, humbi jetën nga aksidenti. Bëhet me dije se makina e drejtuar nga partneri i saj është përmbysur nga aksidenti.

Djali disa muajsh i çiftit gjithashtu u plagos rëndë dhe ndodhet në spital. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Sant’Anastasia, pas mesnatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat