Katër bullgarë mashtrojnë shqiptaren në Greqi, i marrin 98 mijë e 500 euro

Diaspora

Katër bullgarë mashtrojnë shqiptaren në Greqi, i marrin 98 mijë e 500 euro

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:20
Policia ka shfrytëzuar pamjet e kamerave të zonës për kapjen e mashtruesve, mes të cilëve edhe 2 gra.

Katër shtetas bullgarë në Greqi kanë rënë në prangat e Policisë, pasi kanë mashtruar një 63-vjeçare shqiptare, duke i marrë një shumë prej 98 mijë e 500 eurosh.

Sipas mediave të huaja, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin Santorini dhe arrestimi i 4 bullgarëve erdhi pas mobilizimit të menjëhershëm të Policisë që bllokoi çdo rrugë, për të pamundësuar arratisjen.

Policia ka shfrytëzuar pamjet e kamerave të zonës për kapjen e mashtruesve, mes të cilëve edhe 2 gra.

Atyre iu gjetën 98 mijë e 500 euro që i atribuohen 63-vjeçares shqiptare, ndërsa katër bullgarët u dërguan në Prokurorinë e Naxosit me dosjen e ngritur ndaj tyre për ‘organizim kriminal’ dhe ‘mashtrim në bashkëpunim’.

Gjithçka nisi të premten e kaluar, kur 63-vjeçarja mori një telefonatë nga një grua e panjohur e cila i ishte prezantuar si punonjëse policie dhe i kërkoi një shumë të madhe parash, me argumentin për të shmangur pasojat ligjore për djalin e saj që shkaktoi një aksident automobilistik ku ka plagosur rëndë një fëmijë të mitur.

Gruaja ndoqi udhëzimet e saj dhe i vendosi paratë në një kosh plehrash ku u udhëzua. Megjithatë, mashtrimi u zbulua dhe nisi një hetim që çoi në arrestimin e bullgarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat