Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge, në një operacion që ka çuar në arrestimin e një personi dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, mes të cilëve një shqiptar.
Pasi Policia ka siguruar informacion për veprimtarinë e një grupi kriminal në Lekanopedio në Athinë, ka kryer kontrolle në dy banesa në rrugët “Stuart 2” dhe “Athanasiou Diakou”.
Në njërën prej tyre është arrestuar shtetasi grek Marios Kouskoulis 30 vjec, ndërsa në banesa tjetër mësohet se i është dhënë me qera qera shtetasit grek Nikolaos Gardas 33 vjec nga shtetasi shqiptar Panajot Mahmutaj 23 vjec nga Patosi.
Ky i fundit rezulton me precedentë penalë në Greqi pasi në vitin 2018 është identifikuar si pjesë e një grupi kriminal që kishte kryer 72 vjedhje në Athinë.
Panajot Mahmutaj, është arrestuar në vitin 2017 për kryerejn e 72 vjedhjeve , me vlerën e sendeve të vjedhura që kalonte vlerën 400 mijë eurosh, në bashkëpunim me tre shtetas të tjerë shqiptarë, mes të cilëve Marjus dedolli, Gertian Vrushaj dhe Laske Gikouli.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 53 kg 290 gram marijuanë, 3 kg 242 gram kokainë, 875 gram kokainë roz, 875 gram ketaminë, 545 gram metamfetaminë, 127 mijë e 215 euro, 1 automjet, 1 celular, 3 peshore, 1 grirës hashashi, 1 pajisje numërimi kartmonedhash, 1 pajisje metalike presuese, paketime droge, 2 role membrane.