Emrat/ Kapet sasi e madhe droge dhe arsenal armësh, në pranga çifti shqiptar

Diaspora

Emrat/ Kapet sasi e madhe droge dhe arsenal armësh, në pranga çifti shqiptar

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërsa u arrestua një çift shqiptar.

Gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 1 qese me 1 kg 16 gram marijuanë.

Menjëherë janë vënë në pranga drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit, shtetasit shqiptarë Redian Kallashi 40 vjeç dhe Elisabeta Telo 36 vjeç.

Policia greke ka vijuar kontrollin në banesën e tyre në rrugën “Zanni” nr. 76 në Pire, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me 15 kg 819 gram marijuanë, 3 pako me 2 kg 950 gram kokainë, 2 armë zjarri Kallashnikov 7.62 mm, 1 armë zjarri pistoletë “Beretta” 9 mm, 13 fishekë 9 mm, 4 krehëra Kallashnikovi me 120 fishekë 7.62 mm, 3 peshore, 1 pajisje elektrike vakuumi, 4 celularë, 12.450 euro si dhe paketime për drogën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat