Atdhetari gati me flamurin dardan për tu takuar në Itali me eurodeputetë

Diaspora

Atdhetari gati me flamurin dardan për tu takuar në Itali me eurodeputetë

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Nuk është i panjohur kur flitet për mbrojtjen e interesave të gjithë shqiptarëve, por edhe në politikë është mjaft aktiv. Po flasim për Agron Kolthin, kryetarin e Partisë Demokristiane në Itali dhe një atdhetar të njohur shqiptar.

Ne mësojmë se ai po bëhet gati për një takim të rëndësishëm që do të mbahet në Milano të Italisë me europarlamentarët dhe ministra, deputetë dhe senatorë. E veçanta është se z. Agron do të paraqitet në këtë takim me flamurin dardan.

Nuk është hera e parë që ai diskuton me politikanë të huaj për çështje që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shqipërinë, duke lobuar gjithmonë për kombin shqiptar. Vetë ai është shumë optimist se ky takim do të jetë shumë pozitiv dhe do të mbahet të dielën, më 6 Tetor.

Agroni ka vite që jeton dhe punon në Itali, ndërsa me origjinë është nga Shqipëria dhe njëkohësisht është edhe anëtar i kryesisë në Partinë Demokristiane në Tiranë. Ne do t’ju mbajmë të informuar për takimin që do të ketë, dhe pse jo, edhe presim lajme të mira nga atje, si dhe të shohim shfaqjen e tij me flamurin dardan dhe ndoshta reagimet e politikanëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat