Një ngjarje e pazakontë, por me fund të lumtur. Një telefonatë në Dover, Delauer, habiti jo pak punonjësen e ndihmës së shpejtë.
Një telefonues nga Shqipëria duke menduar se po kontaktonte me punonjësit e policisë në Dover të Anglisë, gabimisht ka marrë ata të SHBA-së duke u kërkuar ndihmë pasi gomonia ku ishte vëllai i tij po fundosej në La Mansh.
Ngjarja mësohet se ka ndoshur muajin e kaluar, 27 gusht.
“Telefonuesi kishte kryer një kërkim në internet për ‘Departamentin e Policisë së Doverit’ dhe rezultati i parë i kërkimit në ekran doli të ishte Departamenti i Policisë së Dover, Delaëare,” thanë zyrtarët e policisë në një njoftim për shtyp.
“Ai mendoi se po telefononin Dover, Angli, por ishte i lidhur me agjencinë tonë këtu në Shtetet e Bashkuara”, shtuan ata.
Pas kësaj telefonate brenda 4 minutash, agjencitë ndërkombëtare u njoftuan.
Më në fund, shqiptari arriti të kontaktonte me Rojën Bregdetare Franceze dhe vëllai i tij, bashkë më të tjerët në varkë, u shpëtuan.