Bosi shqiptar i drogës arrestohet në Madrid! Kush është 58-vjeçari, një nga më të kërkuarit në Evropë

Diaspora

Bosi shqiptar i drogës arrestohet në Madrid! Kush është 58-vjeçari, një nga më të kërkuarit në Evropë

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 09:46
Haredin Fejzulla

Bosi shqiptar i drogës, Haredin Fejzulla, i cili është dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burg, u arrestua nga policia kombëtare në Madrid.

58-vjeçari shqiptar u vendos në pranga gjatë një operacioni të policisë spanjolle në lagjen Carabanchel, ku u arrestuan 10 persona.

Haredin Fejzulla akuzohet për drejtimin e një grup kriminal të drogës me bazë në Belgjikë, si edhe është i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, nga ku përfituan një pasuri prej më shumë se 4 milionë euro.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vjet burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat