Goditën njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje në punë, shqiptari përfundon në spital me plagë në kokë

Diaspora

Goditën njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshjeje në punë, shqiptari përfundon në spital me plagë në kokë

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 09:19
Policia greke

Një sherr i ashpër ka ndodhur gjatë punës mes dy punëtorëve ndërtimi në Heraklion të Greqisë, ku njëri prej tyre ishte shqiptar, ndërsa tjetri palestinez.

Gjithçka ka nisur për një mosmarrëveshje në punë dhe në vend që të komunikonin, dy punëtorët kanë goditur njëri tjetrin me sende të forta.

Njëri ka goditur me çekiç, ndërsa tjetri me vare.

Të dy janë plagosur lehtë në kokë dhe kanë marrë trajtim mjekësor. Më pas policia i ka arrestuar, ndërsa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat