Liderët botërorë takohen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Diaspora

Liderët botërorë takohen në New York për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Nga: Beqir Sina Më: 23 shtator 2024 Në ora: 21:43
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vuçiç në OKB do të shpallë okupimin e Veriut të Kosovës!

UN New York: Në New York nesër fillon mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme e 79-të e OKB-së me temën "Të mos lëmë askënd prapa", ku liderët pritet të fokusohen në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme, kryesisht në Gaza dhe Ukrainë.

Asambleja e Përgjithshme e 79-të e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila konsiderohet si një nga ngjarjet më të mëdha diplomatike në botë dhe që mbledh liderët e vendeve anëtare, do të nisë në New York, nesër 24 shtator.

Asambleja e Përgjithshme, e cila mbledh çdo vit krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare në New York, ku ndodhet selia e OKB-së, do të mbahet në datat 24-30 shtator të këtij viti.

Kamerunasi Philemon Yong do të kryesojë diskutimet e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të cilat do të hapen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së pritet të marrin pjesë 133 krerë shtetesh dhe qeverish, 3 nënpresidentë, 80 zëvendëskryeministra dhe 45 ministra.

Brazili mban fjalimin e parë pas presidentëve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një traditë që ruhet që nga viti 1955. Pas Brazilit fjalën e do ta ketë SHBA-ja.

Presidenti i SHBA- Joe Biden do të mbajë fjalimin e parë nga liderit botërorë dhe të fundit para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në cilësinë e presidentit amerikan.

Mbasi kjo është hera e fundit që Presidenti Joe Biden do t’i drejtohet një forumi të madh ndërkombëtar: qindra udhëheqësve që mblidhen çdo vit për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke përfaqësuar Serbinë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mësuam se delegacioni i serbisë është një ndër 10 delegacionet më të mëdha në Asamblenë e Përgjithshme e 79-të e Kombeve të Bashkuara (OKB) me 38 anëtar të akredituar, përfshirë presidentin dhe ministrin e jashtëm.

Predidenti i Serbisë  i cili kryesonë delegacionin e serbisë për më shumë se 10 vjet do të mbajë fjalimin e tij në rendin e tretë në ditën e parë të asamblesë.

Presidenti Vuçiç , thanë disa burime do t'i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB- që të tërheqë vëmendje të veçantë për planin serb për Kosovën në fjalimin e tij dhe rezolutën e Serbenicés.

Pritet që presidenti Vuçiç të kërkojë nga vendet anëtare të qëndrojnë krah serbisë lidhur me Kosovën dhe çështjen e rezolutës së serbenicés.

Në margjinat e OKB-së, burime diplomatike në kushte anonime iu përgjigjen interesimit tonë lidhur me pjesëmarrjen kaq të madhe të delegacionit serb në  Nju Jork, ata thanë se Zyrtarët nga Serbia,  janë duke lobuar fuqishëm kundër Kosovës.

Presidenti Aleksandër Vuçiç, nesër pritet të takohet me 40 ambasador në margjinat e OKB-së, përfshirë dhe disa shtete kryesore në Këshillin e Sigurimit, mbasi ai pritet të shpallë ditën e nesërme (24 Shtator) okupimin e Veriut të Kosovës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, erdhi te hënën ne Nju Jork dhe do të udhëheqë delegacionin e Serbisë 

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq ka ardhur fundjavën e kaluar

Vuçiç e krahason vetën me Biden: Nëse ai flet në OKB për 20 minuta, edhe mua nuk më ndalojnë dotë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ai po pret që të trajtohet njësoj me  Presidenti i SHBA, Joe Biden në OKB.

Vuçiç njoftoi se do të flasë në Asamblenë e Përgjithshëm të OKB të martën dhe askush nuk mund ta ndalojë që ai të flasë po aq sa Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

“Nëse Biden mund të flasë për 20 minuta, mundem edhe unë. S’kam problem me këtë, s’do të më ndalojnë dot, të gjithë jemi të barabartë”, tha Vuçiç, raportojnë mediat në Beograd.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha sot se gjatë qëndrimit në Nju Jork do të ketë shumë takime të rëndësishme me liderët botërorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat