Telashet nuk kanë të sosur për shqiptarin, pas dënimit të parë me burg rrezikon edhe…

Diaspora

Telashet nuk kanë të sosur për shqiptarin, pas dënimit të parë me burg rrezikon edhe…

Më: 25 shtator 2024 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Një shqiptar që mbërriti në Britaninë e Madhe me një varkë të vogël, u burgos pasi u gjet në një makinë me 15 kg drogë. Por ai mund të përballet ende me akuza për zbulimin e kanabisit me vlerë 275,000 £ në Norwich.

Elmas Vreka, 21 vjeç, ishte me një BMW të bardhë, të cilën policia e vuri re teksa ishte ndalur në një garazh në Thetford. Ajo që çoi në zbulimin e shqiptarit ishte era e fortë e kanabisit që vinte nga brenda.

Oficerët zbuluan 15 kg kanabis në thasë mbeturinash, që ishin në bagazhin e makinës.

Vreka u dënua me tetë javë burg nga Gjykata e Norwich, pasi kishte pranuar posedimin me qëllim të furnizimit me kanabis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat