Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës!?

Diaspora

Rama bashkëbisedim me shqiptarë të Amerikës!?

Nga: Beqir Sina Më: 25 shtator 2024 Në ora: 21:24
Edi Rama

Çfarë nuk pret nga propaganda e rilindjes: Patronazhistë, administratë apo komuniteti shqiptar në Ameriké?

NJU JORK : Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë të martë mbajti një takim në një nga mjediset e Universitetit Fordham në Bronx (NY)  me disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, në Nju Jork, e rrethinë, si pjesë e të ashtuquajturës "takimet e Ramës, me komunitetin shqiptar në Amerikë".

Në, ndërkohë, për të qenë korrekt me lajmin e propogandës që ka dal sot nga Tirana(ATSH - Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim në Nju Jork me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës)e vërteta nga fotografit dhe filmimet është se në takim nuk ishin më shumë se 20 apo 25 përfaqësues të komunitetit, duke përfshirë këtu Vatrën, që kishte numërin më të madh në këtë pjesëmarrje: me sekretarin Dr. Pashko Camaj, dhe Dritan Haxhija e disa tjer)

Kjo duket fare qartë nga fotografitë dhe filmimet e ATSH, (aka qeverisë)se nuk janë më shumë se 70 pjesëmarrës.

Dhe, po qe se i referohemi pamjeve filmike, në dy reshtat e parë të këtij takimi, ato janë të mbushura me anëtarët e delegacionit shqiptar në radhën e parë : pjestar të kabinetit Rama (administrata), Ministri Balla, kryebashkjaku i Tiranës Erjon Veliaj, Ambasador Ervin Bushati, Ambasador Suela Janina, pas tyre patronazhistët e ardhur nga Tirana , dhe simpatizant të Partisë Socialiste në Nju Jork, studentë fëmijët të deputeteve dhe zyrtarve socialist, që po studion në universitetet e Nju Jorkut, të sjellur  për të mbushur sallën e Edi Ramës në Bronx, dhe në  tre rreshtat e fundit ishin vendosur disa përfaqësuesit e komunitetit.

Takimi në Bronx, u mbajt me ftesë të aktivistit të njohur shqiptar dhe kreut të Këshillit Kombëtar të Diasporës, Mark Gjonaj, i cili shpërndau disa ditë më parë ftesat duke i sygjeruar ata që do të konfirmonin pjesëmarrjen e tyre, që pyetjet ti dergonin më parë në adres të tij. Dhe, mbasi Mark Gjonaj do të merrte konfirmimin e tyre dhe pyetjen e çdo pjesëmarrsi, ai do tu tregonte atyre vendin dhe oren e mbajtjes të takimit me Ramën, me anë të thirrjes telefonike.

Pra, është e sigurtë dhe shumë e lehtë për të mësuar se përse gjithë ky "stresim e tensionim" censurim informacioni, kur po qese doti ekspozosh pamjet filmike ke për të mësuar se kush ishin në takimin me Edi Ramën : administrata , patronazhistët të urdhëruar që të mos flasinin ose të thonë që kanë ardhur nga Tirana apo përfaqësues të komunitetit. 

Kryeministrit  Edi Rama nga burime konfindenciale thuhet se, ju bënë edhe pyetje jashtë kontrollit të moderatorit, : 

Një veprimtar e pyeti Ramën se  përse vetëm ministrat e drejtorët e bashkisë së Tiranës janë në burg? çfarë kriteri kishte ndjekur ai në emrimet e tija? Çështja e shtetit Bektashi në Tiranë? marrëdhënjet e tij me Kryeministrin e Kosovës Kurti. Po ashtu Rama, u pyet për Skavicën, por për të ardhur keq, sepse patronazhizstët e "maskruan" pyetjen dhe bënë zhurmuesin për këtë rast duke mos pasë as edhe pikë respekti për gjininë e saj.

 Ndërsa , Rama i anashkalojë pyetjet dhe i ironizojë ato, u morë më shumë me vet lavdërimet e tij propogandistike sikur të ishte në mbledhjen e Partisë Socialiste në Tiranë.

Simbas ATSH-së, ai deklaroi sot nga Nju Jorku se Shqipëria ka një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme dhe kjo dëshmohet edhe me rritjen e pagës mesatare në 900 euro.

“Në këto vite që unë kam pasur privilegjin të jem në krye të qeverisë, janë një sërë faktesh besoj që janë domethënëse të nënvizohen, duke filluar nga dyfishimi i prodhimit të përgjithshëm kombëtar ose siç ju e njihni në gjuhën e këtushme GDP, që ishte 12.7 miliardë kur ne morëm detyrën në vitin 2013 dhe që sot është në 25.4 miliardë. Një shifër domethënëse besoj për çfarë ka ndodhur me ekonominë në Shqipëri”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tha se “sot kemi arritur që të kemi pagën mesatare në sektorin publik 900 euro, në kushtet kur monedhën e kemi më të fortë se asnjëherë më parë”.

“Edhe kjo është një e dhënë që flet për një ekonomi dhe një situatë financiare shumë të qëndrueshme. Brenda kategorive të punonjësve të sektorit publik kemi dhe paga më të larta, për shembull mësuesit sot e kanë pagën mesatare 950 euro në muaj”, shtoi ai.

Po ashtu, Rama tha se në sektorin privat pagat rriten edhe për faktin që tanimë sipërmarrja e shikon që investimi më i rëndësishëm është tek fuqia e kualifikuar e punës.

Duke u ndalur te turizmi, Rama tha se është tanimë një sektor i ekonomisë në një shpërthim të madh.

“Patjetër që brenda për brenda këtij zhvillimi kaq të rëndësishëm ka sfida, kjo nuk diskutohet dhe po ashtu edhe në të gjithë sektorët e tjerë. Unë besoj që siç ka gjëra të rëndësishme që janë arritur, ka dhe sfida të rëndësishme për tu përballuar.

Kryeministri theksoi se “të gjitha këto bashkë kanë sjellë edhe që Shqipëria sot të ketë një tjetër pozicion në botë në aspektin e reputacionit, në aspektin e respektit, në aspektin e emrit të vet”.

“Më shumë se kushdo tjetër dhe më mirë se kushdo tjetër këtë mund ta vlerësojnë dhe mund ta perceptojnë ata që jetojnë jashtë. Çdokush që jeton jashtë sot e ka kokën lartë kur thotë jam nga Shqipëria sepse reagimi është pozitiv dhe sot është shumë kollaj që të takosh kudo njerëz që të thotë se ishin ose kanë dëshirë të shkojnë në Shqipëri për ta vizituar Shqipërinë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat