Transportonte 11.5 kg kokainë, shqiptari e pëson keq nga autoritetet franceze

Diaspora

Transportonte 11.5 kg kokainë, shqiptari e pëson keq nga autoritetet franceze

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Një shqiptarë ka rënë në pranagt e policisë franceze, pasi po trensportonte 11.5 kg kokainë.

Mësohet se sasi prej 11.5 kg kokainë është kapur nga doganierët e brigadës Montmélian në Francë. Ndërsa sekuestrimi është kryer në bordin e një automjeti “Nissan” X-Trail.

Gjithashtu droga ishte fshehur në sediljen e pasme të mjetit e cila u ngrit anormalisht. Pasi e hoqën duke përdorur një mulli, agjentët zbuluan një pllakë që jepte akses në një kuti metalike e cila zinte të gjithë gjerësinë e automjetit.

Në total u gjetën dhe sekuestruan 11.5 kg kokainë të ndarë në 10 pako. Ai u gjykua të hënën me procedurë të menjëhershme nga gjykata penale e Albertville e cila e dënoi me 5 vjet heqje lirie dhe 747 mijë euro gjobë doganore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat