Politika është mençuri dhe përgatitje për çdo skenar

Diaspora

Politika është mençuri dhe përgatitje për çdo skenar

Më: 27 shtator 2024 Në ora: 21:11
Ilustrim

Presidentë dhe liderë nga krejt bota, sëfundmi dhe pikërisht sot presidentët e Polonisë dhe Ukrainës, po takojnë Presidentin Trump, pa çka që ai nuk është president ende dhe po garon të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. 

Këshilla ime do të ishte që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani- Sadriu dhe Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, bashkë, të bëjnë një takim me Presidentin Trump dhe shqiptarët në Detroit. Michigan është shtet me mbi 100 000 shqiptarë dhe presidentët do të kishin mundësinë të festojnë arritjet dhe vlerat e shqiptaro-amerikanëve aty. 

Kryeministrat Rama dhe Kurti le të takojnë Presidentin Biden. 

Kështu tregohet që shqiptarët jemi me Amerikën pavarësisht kush është në pushtet. Popujt e mençur veprojnë mençur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat