Goditi italianin me mjet prerës dhe më pas me shkelma në fytyrë, arrestohet shqiptari

Diaspora

Goditi italianin me mjet prerës dhe më pas me shkelma në fytyrë, arrestohet shqiptari

Më: 30 shtator 2024 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi sulmoi një 52-vjeçar, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.

Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një stacioni autobusi në Corso Sebastopoli të Torinos.

Dyshohet se mes shqiptarit dhe 52-vjeçarit italian ka pasur një debat, i cili u pasua me dhunë. Dyshohet se shqiptari ka goditur me mjet prerës italianin. Si pasojë e goditjes italiani ka rënë në tokë dhe në këtë moment shqiptari e ka goditur me shkelma në fytyrë.

Në atë moment, një patrullë e policie po kalonte nëpër zonë, duke arrestuar shqiptarin në kushtet e flagrancës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat