Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi sulmoi një 52-vjeçar, i cili mbeti i plagosur dhe ndodhet në spital.
Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë një stacioni autobusi në Corso Sebastopoli të Torinos.
Dyshohet se mes shqiptarit dhe 52-vjeçarit italian ka pasur një debat, i cili u pasua me dhunë. Dyshohet se shqiptari ka goditur me mjet prerës italianin. Si pasojë e goditjes italiani ka rënë në tokë dhe në këtë moment shqiptari e ka goditur me shkelma në fytyrë.
Në atë moment, një patrullë e policie po kalonte nëpër zonë, duke arrestuar shqiptarin në kushtet e flagrancës.