Festë e krenari shqiptarësh

Diaspora

Festë e krenari shqiptarësh

Më: 2 tetor 2024 Në ora: 21:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

“Krenaria Shqiptare”një emër me të cilin kanë pagëzuar shoqatën e tyre themeluesit e saj në komunën Azzano Decimo të provinës Pordenone në Itali.Sigurisht që në nder të të gjithëve është ajo çka duhet mbrojtur me dinjitet dhe në unitet, vlerat tona në një shoqëri të integruar në bashkëjetese e paqe me vendasit.

Afërsisht një vit më parë me 28 qershor 2023, nisi rrugëtimin e saj organizata vullnetare“Krenaria Shqiptare”e përfaqësuar nga aktivistë e intelektualë të përkushtuar të cilët punojnë e kontribojnë si përbashkues  të popujve më kryesorë në dy brigjet e Adriatikut për një hapësirë marrëdhëniesh të gjithë anëshme në shtratin natyral të qytetërimit Evropian,e të barabartë si qytetarë Evropianë.                                                                                                                

Aktivitetet e saj edhe pse për pak kohë, kanë fituar besimin e komunitetit shqiptar në provincë si edhe të autoriteteve vendore.Pikërisht arritjet dhe rezultatet janë mundi dhe bashkëpunimi i drejtuesve të saj me president z. Ndriçim Kërcuku, Florian Fusha, Petrit Mullaj ,Elvana Fortuzi, Ervin Kercuku, Nesret Tartani, Gerta Ramaliu e Ermal Herri të cilët kanë marrë masat që së shpejti të hapin edhe kursin e gjuhës shqipe për fëmijë.                                                                      

-Në bisedë me zotin Kërcuku më tha se: “ne si staf së bashku me mësuesit,jemi të angazhuar që të kapërcejmë vështirësinë më të madhe me disa prindër që nuk komunikojnë me fëmijët e tyre në gjuhën shqipe për shumë arsye banale dhe hezitojnë ti sjellin ata në kurs.”.                                                                                                                

 Për sa më sipër dhe në tërësi,ky fenomen sa indiferent dhe kozmopolit ,qartësisht tregon mungesë kulture e respekti për gjuhën si edhe ndaj atyre që na kanë bërë kokën duke qënë një rrezik potencial në proçesin e kundërt të kujteses,harresën.          

 –Pastaj indiferenca e mos kujdesjes shtetërore për ta shpëtuar gjuhën shqipe nga tatëpjeta me marrëveshje dy palëshe Shqipëri-Itali  që gjuha shqipe  tëjetë një gjuhë e  zgjedhur në ato shkolla ku mësojnë fëmijët me prejardhje shqiptare .

Jo vetëm në këtë festë, por edhe në të tjera festa,vihet re që në valle së bashku me prindërit e tyre kërcejnë edhe fëmijë, aq sa gëzimi dhe entusiasmi që përshkon fytyrat e tyre të ngazëlluara na i shton harenë edhe ne të rriturve .Pra një rast ,një dukuri bindëse e cila na kujton se është forca e nënës është ajo që ndikon në formimin e fëmijëve dhe ku sejcili prind i larguar nga Atdheu do të pendohet një ditë që nuk ja u ka mësuar  fëmijëve gjuhën që ja ka lënë trashëgim nëna e tyre.       

-Dhe jo për atdhetarizëm ,por edhe për kulturë ,dhe për interesa të komunikimit në përdorimin e saj kur shkojmë me pushime në vëndet e origjinës, që fëmijët të mos rrijnë si të habitur përballë kushërijve,të afërmve e moshatarëve të tyre duke kërkuar nga prindërit që të vihen në rolin e përkthyesit etj.

  Festimin e këtij përvjetori e deklaroi të hapur zj.Elvana Fortuzi duke ja kaluar fjalën e përshëndetjes presidentit të Org,Vullnetare z.Ndriçim Kerçuku.                 

Zoti Kercuku falenderoi të ftuarit dhe të pranishmit për praninë e tyre në këtë përvjetor premtues, të cilin ai ja dedikon edhe punës së përbashkët të aktivistëve të shumtë të cilët janë nga Shqipëria ,Kosova,Maqedonia,Mali i Zi etj.ku spikatin në veçanti: Ilir Ibrahimi,Ardian Kercuku,Elton Sefa,Edmont Zylfo,Neda Koni,Gentian Zylfo ,Klodian Kercuku,Gentian Qyrfyçja,Arjan Mullaj,Anila Fortuzi dhe Ervin Ramaliu(këshilltar në komunë). 

 -Me këtë rast edhe unë përshëndeta pjesëmarrësit për vlerësimin e këtij përvjetori me urimet për vazhdimësi në komunitet dhe mbarësi në familjet e tyre, sikurse përgëzova edhe stafin e org.vullnetare “Krenaria Shqiptare” për bashkëpunimin dhe aderimin e tyre në Federatën Kombëtare të Shoqatave Shqiptare FNAI(It.)                               

Hareja festive shoqërohej nga zërat melodiozë të këngëtarëve Eglantina Toska dhe Indrit Kapllani në hapësirën e qëndrës së aktiviteteve “Madonna del Bembo”, hapësirë e cila u përshkua nga zinxhiri i valleve tona masive tradizionale, e  një mori personash që kërcenin e këndonin me veshjet e simbolet tona kombëtare.

Në festa të tilla me përmasa të mëdha arrita të njihem me mjaft persona ku edhe pata kënaqësinë të takoja motrat Anila dhe Elvana ,vajzat e zj. Lumturie Fortuzi (poete e piktore)dhe z.Zydi Fortuzi ,ish përgjegjës i rregjistrimeve muzikore popullore e folklorike në Radio Tirana i cili me punën e tij pasionate arriti futjen së tyre në fonotekën e saj. Me këtë rast më vjen mirë të evidentoj punën e tij të spikatur e të përshkruar bukur në librin  “Gjurmë të Arta “të cilin zoti Fortuzi  ma dërgoi me postë disa ditë më parë .

Kushdo që do ta lexoj këtë libër të mbushur me mbresa e kujtime nga festivalet e këngës në Radio  1962-1975 e të shoqëruara me fotografi,do të ndjejë admirim e respekt për autorët,krijuesit ,interpretuesve dhe drejtuesve të cilkët edhe pse të censuruar nga sistemi i asaj kohë nuk u friguan.

 Në këtë festë unë shoqërohesha nga dhëndëri im z.Mauro Carota i cili është pjesëmarrës në disa konferenca e manifestime kulturore të komunitetit shqiptar në Itali dhe njohës i gjuhës shqipe.

Faleminderit miq të Organizatës Vullnetare “Krenaria Shqiptare” për ftesën dhe momentet e bukura që kaluam së bashku.                                                               

Suksese dhe rrugë të mbarë mësimdhënies së gjuhës shqipe !

Petrit R Aliaj.President Nderi i Federatës FNAI.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat