Dhembje e krenari: Atdhetarizmi i të madhit kolonel Ahmet Krasniqi është moto e gjeneratave të reja

Diaspora

Dhembje e krenari: Atdhetarizmi i të madhit kolonel Ahmet Krasniqi është moto e gjeneratave të reja

Më: 3 tetor 2024 Në ora: 11:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega Jugore Suedi organizoi Akademi Përkujtimore kushtuar Ministrit të Parë të Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi që u mbajt, me 29 shtator 2024 në 26 vjetorin e vrasjes makabre në Tiranë, nga një dorë e zezë tradhtare.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Më lejoni ta shpreh të vërtetën time organizative për këtë akademi përkujtimore e cila iu kushtua këtij burri të madhe e atdhetarit të historisë së re të Republikës së Kosovës.

Kolonel Ahmet Krasniqi ish mister i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës për të cilin historia mbarë shqiptare do ta ketë si një virtyte i një ngjarjeve me rëndësi të veçantë për historinë dhe identitetin kombëtar të vendit.

Akademinë e nderuan me pjesëmarrje, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së z. Armend Zemaj, Komandant-Bjeshka Fadil Hadergjonaj, Major, Nazif Ramabaja, Komandant, Nuredin Ibishi-Leka, Eprori Ushtarak, Burhan Jahiu, prof. Dr; Muhamet Shatri, Arta Krasniqi e Valon Krasniqi, familjar të kolonel Ahmet Krasniqit. Të gjithë këta e kujtuan, revokuan kujtimet nga jeta dhe veprimtaria e kolonel Ahmet Krasniqit.

Image
Nga vendngjarja

Ky aktivitet reflekton nderimin dhe vlerësimin e institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës për kontributin e jashtëzakonshëm të individëve që luajtën rol kyç në themelimin dhe mbrojtjen e shtetit gjatë periudhave të vështira të historisë. Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj akademie është respektimi i kujtesës kolektive për figurat e shquara që kanë kontribuar në Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ministri i Parë i Mbrojtjes, ka simbolizuar qëndresën dhe organizimin e parë të forcave të armatosura në përpjekje për liri. Përkujtimi për kolonel Krasniqin është një mundësi për të reflektuar në mendjen e çdo qytetari të Republikës së Kosovës mbi sakrificat që janë bërë për vendin. Për më tepër, mbajtja e një ngjarjeje të tillë është e rëndësishme për edukimin e brezave të rinj, duke përçuar mesazhin e rëndësisë së respektimit të historisë dhe njerëzve që kanë kontribuar për të.

Image
Nga vendngjarja

Në këtë mënyrë, akademia ka edhe një funksion edukativ dhe patriotik, duke kultivuar ndjenjën e përkatësisë dhe mirënjohjes ndaj heronjve kombëtar.

Në përgjithësi, kjo akademi është një ngjarje që forcon unitetin kombëtar dhe nxit reflektimin mbi vlerat e lirisë dhe pavarësisë që Kosova gëzon sot. Për meritat atdhetare të kolonel Krasniqit folën shumë bashkëluftëtarë, epror ushtarak e historian.

Lavdi jetës dhe veprës së kolonel Ahmet Krasniqit.

Kryetari i LDK-së Dega Jugore Suedi, përshëndeti të pranishmit u uroj mirë se ardhje dhe falënderoj të pranishmit, familjaret e kolonel Krasniqit, bashkëluftëtarët e tij në kohët mat ë vështira. Major, Nazif Ramabaja përshëndeti dhe ndau me ne ngjarje të përjetuara nga koha e luftës kur ishte nën komandën e kolonel Ahmetit, njëherit rrëfimet e tij ishin sa realiste aq edhe trishtuese e rrëqethëse ku nuk munguan as lotën e krenarisë e kujtesë për të madhin kolonel Krasniqi.

Image
Nga vendngjarja

Deputeti i parlamentit të Kosovës nga radhët e LDK-së, z. Armend Zemaj, pinjollë e familjes Zemaj, përcolli përshëndetjet e kryetari të LDK-së, Dr. Lumir Abdixhikut, kujtoj kohën e fëmijërisë dhe takimet me kolonel Krasniqin luftën heroike e institucionale të Ministrit parë të Mbrojtëse të Republikës së Kosovës. Zemaj uroi organizatorin, Degën Jugore të Suedisë, për një organizim të tillë.

Nuk mungoi as ana emocionale e deklamimit të poezisë kushtuar kolonel Ahmet Krasniqi, shkruar nga Major Nazif Ramabaja deklamuar nga artisti i merituar, Haxhi Haxhija. Njëherit zëri i këngës nga kant. Ramush Krasniqi kushtuar Aziz Zhilivodës e Ahmet Krasniqit ishin emocionuese dhe krenare për trimërinë dhe heroizmin e familjes Krasnqi.

Image
Nga vendngjarja

Komandant, Fadil Hadergjojan-Bjeshka evokoi ngjarje nga koha e frontit të luftës krenarisë e sakrificës për jetë e liri. Nuredin Ibishi-Leka, njeriu që solli vëmendjen e pjesëmarrësve duke kujtuar luftën heroike të regjionit të Llapit e bashkëpunimin e veprimtarin e hershme të ditëve të para të organizimit të luftës kundër hardhive serbo çetnike duke filluar që në fillim të viteve `91-ta. Prof. Dr; Muhamet Shatri, njeriu i kohës dhe veprimtari i ditëve të hershme të lëvizjes pluraliste evokoi takimet shkuarje deri në zonat e luftë takimet me kolonel Krasniqin e luftëtar të tjerë vizitat e luftëtarëve të shkuar nga Suedia në luftë takimet me të afërmit e kolonel Krasniqit.

Edhe zëri i familjes kolonelit ishte një tingëllim e unifikimit e përshëndetëse organizimit të akademisë. Moderatorja, Alejna Emini bëri shkëlqimin e interpretimit të zërit artikulues e ëmbëltues për të pranishmit. I afërmi i kolonel Ahmet Krasnqi i cili falënderoi për ftesën Major Nazif Ramabajën për këtë organizim përkushtues për kolonel Ahmet Krasniqi.

Image
Fjala e Major Nazif Ramabaja në akademinë përkujtimore

Muzika e vallja, me koreografin e shkëlqyer të valltarëve të Dardania Dance ngjallën ripërtëritjen e krenarisë të akademisë dhe vallëzimit të shkëlqyer të atyre vajzave krenare.

Në fund të akademisë LDK-ja Dega Jugore Suedi, ndau mirënjohje post-mortum për kolonel Ahmet Krasniqi, dhe deputetit Armend Zemaj dhe personaliteteve si Fadil Hadergjonaj-Bjeshka, Major, Nazif Ramabaja, Nuredin Ibishi-Leka, Sahit Berisha, Bajram Peci dhe Avdyl Uka.

Image
Nga vendngjarja

Moderatorja, Alejna e mbylli akademinë me këto fjalë:

Lavdia e përjetshme u takon vetëm heronjve dhe dëshmorëve të kombit, duke ju falënderuar për pjesëmarrje në emër të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega Jugore Suedi, z. Isuf Bajraktari, e shpalli të mbyllu akademia përkujtimore për kolonelin Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në rrethana lufte dhe komandant i Shtabit Suprem të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Image
Nga vendngjarja

Për Këshillin Organizativ

Skenaristet:

Isuf Bajraktari

Major Nazif Ramabaja

Naser Sopjani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat