Hapet shkolla shqiptare në Londër/ Ministri Balla: Mbi 7 mijë nxënës që mësojnë shqipen në Britaninë e Madhe

Diaspora

Hapet shkolla shqiptare në Londër/ Ministri Balla: Mbi 7 mijë nxënës që mësojnë shqipen në Britaninë e Madhe

Më: 6 tetor 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Hapet një shkollë shqiptare në Londër. Gjatë prezantimit gë hapjes së saj, i pranishëm ishte Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Ai tha se synimi i qeverisë shqiptare është zgjerimi i rrjetit të shkollave dhe klasave shqipe në diasporë.

Sipas Ballës, janë më shumë se 7 mijë nxënës që mësojnë shqipen në shumë qytete të Britanisë së Madhe dhe kjo përpjekje është një hap i rëndësishëm për ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare për brezat e ardhshëm.

“U infromova që jan disa mijera tekste  mbi rreth pesëmijë tekste që tanimë kanë mbërritur në Britaninë e madhe kryesisht Londra është numri më i madh i tyre edhe pse duhet ta pranoj që këto nuk janë mbledhur  të gjithë. Dhe dua të ju garantoj sot këtu që shumë shpejt do të kemi dhe mësues për Britanine e madhe “teacher for UK” si program i qeverisë Shqipetare dhe në këtë aspekt në bashkëpunim me qeverinë e Kosovës do fillojmë të integrojmë programin  tonë të përbashkët sa i përket.”

Sipas Ballës mbështetja me tekstet shqip dhe programi i ri “Mësues për Diasporën” do ta zgjerojnë numrin e shkollave e të klasave në gjuhën tonë të bukur shqipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat