Atentati ndaj Beni Arshiajt në Itali/ Zbardhen detajet si ndodhi vrasja e 37-vjeçarit, trupi u gjet nga bashkëshortja dhe djali

Diaspora

Atentati ndaj Beni Arshiajt në Itali/ Zbardhen detajet si ndodhi vrasja e 37-vjeçarit, trupi u gjet nga bashkëshortja dhe djali

Më: 7 tetor 2024 Në ora: 11:17
Beni Arshiaj

Beni Arshiaj, 37 vjeç, u vra në mënyrë mafioze mbrëmjen e së dielës, në provincën e Pizës. I riu shqiptar ndodhej në furgonin e tij, ku autorë ende të paidentifikuar, u afruan dhe lëshuan mbi të breshëri plumbash.

Atentati i mirëmenduar rezultoi fatal për 37-vjeçarin, teksa “alarmin” për ngjarjen e rëndë e ngriti fqinja e tij që kishte dëgjuar të shtënat.

Ajo lajmëroi familjen për të shtënat, dhe trupi i pajetë u gjet nga bashkëshortja dhe fëmija i viktimës. Viktima ishte baba i dy fëmijëve.

Si ndodhi atentati?

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për një atentat të mirëfilltë pasi dy persona me motor qëlluan disa herë ndaj tij. 

37 vjeçari i cili punonte si murator, po dilte nga furgoni i tij pasi kishte mbërritur në banesën e tij në Oratoio. Në atë moment, dy persona me motor kanë ndaluar dhe i kanë drejtuar armën duke e qëlluar disa herë dhe një prej plumbave e kapi në kokë. Dëshmitarët kanë përshkruar panikun e krijuar dhe britmat e gruas dhe djalit të viktimës të cilët panë gjithë ngjarjen me sytë e tyre.

“Një breshëri të shtënash. "Ne menduam se ishin fishekzjarre."- u shprehën disa prej banorëve të zonës të cilët po festonin në qytet.

Në vendngjarje u gjetën pesë gëzhoja plumbash, ndërsa autorët ia mbathën. 

Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.

Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna që ndihmojnë në zbardhjen e ngjarjes. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë. Asnjë pistë nuk përjashtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat