Misteri i vrasjes së shqiparit në oborrin e banesës, zbardhet deklarata e dëshmitares: Një burrë i dobët, veshur me të zeza, u largua me skuter!

Diaspora

Misteri i vrasjes së shqiparit në oborrin e banesës, zbardhet deklarata e dëshmitares: Një burrë i dobët, veshur me të zeza, u largua me skuter!

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 08:45
Foto nga vendi i ngjarjes

Është zbardhur dëshmia e një prej muzikantëve që ndodhej në kishën pranë shtëpisë ku jetonte 37-vjeçari shqiptar Beni Arshiaj në Piza, i cili u ekzekutua brenda furgonit nga persona ende të paidentifikuar.

“Një burrë i veshur me të zeza, i dobët duke hipur në një skuter i vetëm dhe me diçka të errët në fytyrë”.

Ky është identikiteti i vrasësit të Rezart Arshiaj, i njohur edhe si Beni, sipas dëshmive të të pranishmëve në kishën në via Oratoio pak sekonda pas të shtëna.

Para orës 21:00, besimtarët, prifti dhe anëtarët e grupit muzikor ishin mbledhur në Piazza Garibaldi, përballë Kishës së San Michele Arcangelo di Oratoio. Procesioni për Zonjën Rruzare ishte gati të fillonte, por u dëgjuan këmbanat dhe të shtënat.

Muzikantët shkuan përballë hyrjes së oborrit të shtëpisë së viktimës, i cili pak çaste më parë kishte parkuar furgonin, të regjistruar në emër të kushëririt të tij për arsye shtetësie.

Ai qëllua ndërsa ishte ende në sediljen e shoferit dhe humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

“Arritëm rreth orës 20:45″, shpjegon kryetarja e Filarmonisë Komunale G. Puccini të Cascina, Lisa Sgherri. “Dëgjuam tre të shtëna që në atë moment dukeshin si fishekzjarre. Më pas, një anëtare na tha se kishte parë, menjëherë pas të shtënave, një burrë të dobët të veshur me të zeza me një fytyrë të mbuluar, por nuk mbante mend nëse ishte nga një helmetë apo një maskë e errët, duke u larguar me një skuter”.

Më pas tregoi: “Ne vumë re një zotëri që po dilte nga oborri duke bërtitur që të thërrisnim policinë. Ndoshta ka qenë një nga fqinjët që më pas ka lajmëruar bashkëshorten Inën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat