Tragjike: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali

Diaspora

Tragjike: Shqiptari vret bashkëshorten në sy të fëmijëve në Itali

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 10:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në San Felice a Cancello, në provincën e Caserta-s, ku një shqiptar 30-vjeçar ka vrarë bashkëshorten e tij në prani të dy fëmijëve të mitur, 4 dhe 6 vjeç.

Mediat italiane raportojnë se burri i ka marrë jetën gruas së tij, 24 vjeç, duke e mbytur.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, si pasojë e një konflikti familjar të tensionuar, përballë dy fëmijëve të tyre.

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat