Me flamurin Dardan, Agron Kolthi flet për Kosovën dhe shqiptarët mes ajkës së politikës evropiane

Diaspora

Me flamurin Dardan, Agron Kolthi flet për Kosovën dhe shqiptarët mes ajkës së politikës evropiane

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:18
Agron Kolthi

Ashtu siç kishim lexuar dhe parë, ai ka realizuar takimet që kishte paralajmëruar me njerëz të njohur të botës së politikës. E kemi fjalën për atdhetarin dhe kryetarin e Partisë Demokristiane në Itali, Agron Kolthi.

Madje, shqiptari i njohur i çështjeve shqiptare e ka mbajtur fjalën: me flamurin Dardan, ai ishte i pranishëm fundjavën e kaluar në Milano, Itali, në një takim me europarlamentarë, deputetë dhe senatorë.

Në këtë takim, Agroni ngriti sërish zërin për shqiptarët dhe situatën në Kosovë, me theks të veçantë në sovranitetin e saj. Ne ju sjellim disa foto ekskluzive nga ky takim, ndërsa flamuri i Dardanisë la një përshtypje të madhe te të gjithë të pranishmit.

Image
Foto nga vendngjarja

Po ashtu, mësohet se ai, së bashku me pjesëmarrësit në këtë takim, të cilët përfshinin europarlamentarë, deputetë, senatorë dhe përfaqësues të komunave, janë dakorduar për një tjetër takim në Strasburg dhe Bruksel, ku tema do të jetë Dardania.

Ky takim pritet të realizohet nga fundi i muajit shkurt 2025.

Image
Nga vendngjarja
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat