Themelohet edhe një nëndegë e LDK-së në Suedinë jugore

Diaspora

Themelohet edhe një nëndegë e LDK-së në Suedinë jugore

Më: 15 tetor 2024 Në ora: 09:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Fillim pranveror i mbarë me aktivistë, anëtarë dhe simpatizantë të demokratëve të shumtë të gjithë komunitetit shqiptar, si të rinj, ashtu edhe të reja, nga të dyja gjinjtë, anëtarë të profileve të ndryshme, me vullnet të mirë, bënë kërkesë për ndihmën dhe konsolidimin e LDK-së, Degës Jugore në Suedi, për të formuar një Këshill Nismëtar-Organizativ. Udhëheqësit e kryesisë së LDK-së, Dega Jugore Suedi, pa hezitim, udhëtuan drejt kësaj iniciative të shkëlqyer.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Formimi i një nëndege të LDK-së dhe zgjedhja e strukturave të saj janë në përputhje me parimet, rregullat nga statuti dhe rregullorja e brendshme të partisë. Kërkuam që të gjithë aktivistët e mëhershëm, veprimtarët e devotshëm të çështjes kombëtare, intelektualët kontributdhënës, afaristët dhe studentët e të gjitha profileve të njoftohen, të marrin pjesë dhe të kyçen në këtë shtëpi formuese e shtetndërtuese, që është vetëm LDK-ja.

Këshilli Nismëtar-Organizativ ishte në këtë përbërje që nga fillimi: Haki Lajqi, Lulzim Lajqi, Major, Nazif Ramabaja, Xheladin Shabani, Xhyli Basha dhe Ismail Bushi. Kryetari i LDK-së, Dega Jugore Suedi, Isuf Bajraktari, së bashku me nënkryetarin Dinë Kelmendi dhe sekretarin organizativ Isuf Kurbogaj, u takuan me këta aktivistë.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Më 26 maj 2024, në Borås, kjo përbërje pati takimin e saj të parë zyrtar dhe përkrahu iniciativën e këtyre njerëzve vullnetarë e atdhetarë, të rreshtuar nën logon e LDK-së. Këtu themelohet Këshilli Nismëtar-Organizativ për themelimin e nëndegës së LDK-së në Borås-Skena-Kina. Kjo iniciativë u prit mirë nga bashkëkombësit tanë në këtë regjion.

Ky Këshill Nismëtar-Organizativ, më 28 shtator 2024, fton anëtarësinë e gjerë dhe mban Kuvendin Zgjedhor. Pjesëmarrës ishin edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, ish-ministri i Shëndetësisë, anëtar i kryesisë së LDK-së dhe anëtar i Grupit Politik për Mërgatën, z. Armend Zemaj, kryetari i LDK-së, Dega Jugore Suedi, Isuf Bajraktari, nënkryetari i Degës, Dinë Kelmendi, sekretari i Degës, Rrahman Rrahmani, sekretari organizativ i Degës, Isuf Kurbogaj dhe arkëtari i Degës, Avdi Rama. Nga ky Kuvend dolën strukturat e saj.

U zgjodh kryesia e re e nëndegës, e përbërë nga: Xheladin Shabani, Haki Lajqi, Ismail Bushi, Major, Nazif Ramabaja, Lulzim Lajqi, Bek Fejzë Halili, Asdren Gashi, Xhyli Basha dhe Diamant Kadaj. Kryetar u zgjodh Xheladin Shabani, nënkryetar Haki Lajqi dhe sekretar Ismail Bushi.

LDK-ja po mobilizohet rreth kauzës së saj të madhe për forcimin e shtetit dhe funksionalizimin e institucioneve shtetërore, ashtu siç i nevojitet, "o sot o kurrë" për Republikën e Kosovës. Nga ky Kuvend zgjedhor iu dha përkrahja kryetarit të LDK-së, Dr. Lumir Abdixhiku, për programin "Rruga e Re".

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Puna dhe detyrat e veta që tani i takojnë kësaj nëndege, që ishin të vetëdijshëm se është me rëndësi vitale për ta fuqizuar bazën e LDK-së, si në nivel nëndege ashtu edhe lokale e shtetërore. U zotuan se do të jenë përfaqësues të denjët dhe do të luajnë një rol konstruktiv për të bërë bashkimin e anëtarëve rreth programit të LDK-së.

Do të ndihmojnë dhe regjistrojnë mërgatën në platformën digjitale për votim më 9 shkurt 2025, me shpresë dhe besim se LDK-ja do të jetë partia e parë në këto zgjedhje.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat