50 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e Atikës në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke, policia helene sekuestroi sasinë e drogës dy ditë më parë, ndërsa në pranga ranë dy emigrantë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Mësohet se policia greke ishte informuar më herët për lëvizjen e dyshimtë të dy mjeteve të emigrantëve.
Në total u sekuestruan 4 pako që përmbanin 50 kg e 700 gr kanabis secila.
Policia greke po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa po punon për arrestimin e dy emigrantëve.