“Tritoli nuk ishte i imi”- Iu gjet municion luftarak në makinë, lihet në paraburgim shqiptari në Greqi!

Diaspora

“Tritoli nuk ishte i imi”- Iu gjet municion luftarak në makinë, lihet në paraburgim shqiptari në Greqi!

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 16:06
Foto ilustrim

Është lënë në paraburgim 39-vjeçari shqiptar, Armiol Rrasa, i cili u arrestua pak ditë më parë në Greqi bashkë me partneren e tij, pasi në makinë iu gjet municion luftarak.

Sipas mediave greke, partnerja e tij është lënë e lirë, me kusht që të paraqitej një herë në muaj në Komisariat.

Mësohet se Armiol Rrasa gjatë dëshmisë së tij ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i kishte për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Ai gjithashtu ka pretenduar se nuk e dinte se në makinë kishte eksploziv, pasi  i përkiste një personi tjetër.

Ndërkohë partnerja e 39-vjeçarit mësohet se ka deklaruar se armën dhe lëndën plasëse e ka parë kur i ka gjetur policia.

Siç shihet edhe në video, 39-vjeçari është arrestuar teksa ishte ulur në trotuar në anë të rrugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat