Emri/ Mbante armë zjarri pa leje që e tregonte si “trofe”, e pëson 23-vjeçari shqiptar

Diaspora

Emri/ Mbante armë zjarri pa leje që e tregonte si “trofe”, e pëson 23-vjeçari shqiptar

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Një 23-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi u kap me një armë zjarri që e mbante pa leje.

Pistoleta që policia i bllokoi 23-vjeçarit, Arbnor Demaj, ishte një Zoraki 7.65 me 9 fishekë. I riu, pa precedentë të mëparshëm penalë duket se e mbante armën si trofe dhe ua demonstronte edhe të tjerëve, deri në momentin që u kap nga policia.

Ai u ndalua mbrëmjen e së hënës nga një patrullë policore.

Në kontrollin e ushtruar në banesën e të riut gjithashtu iu gjet një sasi hashashi e barabartë me 106 gramë.

Ndaj shqiptarit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ai nuk ka dhënë shpjegime sepse posejdonte një armë zjarri, ndërsa dyshohet se ai mbante një të tillë në formën e “mbrojtjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat