Shiti 2.6 kg kokainë të ndarë me doza, 40 muaj burg për shqiptarin/ Detajet

Diaspora

Shiti 2.6 kg kokainë të ndarë me doza, 40 muaj burg për shqiptarin/ Detajet

Më: 16 tetor 2024 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Një 27-vjeçar shqiptar u dënua me 40 muaj burg për shpërndarje droge. Vendimi u dha nga gjykata e Bruges. Ermelino H. shpërndau 2.6 kilogramë kokainë në Ostend për llogari të një bande.

Më 25 prill, policia e Ostendit e ndali 27-vjeçarin për ti ushtruar një kontroll, por ai u largua me vrap.

Gjatë vrapimit ai flaku një smartphone, por më vonë policia mundi ta kapte. Përveç 38 gramë kokainë, të ndarë në 13 doza, shqiptari kishte edhe 2000 euro para cash dhe një smartphone të dytë.

Hulumtimet treguan se Ermelino H. kishte rreth tre muaj në Belgjikë. Gjatë asaj periudhe ai punoi për porosi të një bandë droge. Ai ishte në kontakt me klientët nëpërmjet aplikacionit të mesazheve Signal, të cilët i dhanë udhëzimet e nevojshme.

Ai qëndroi me një të droguar nga Ostendi.

H. furnizonte mesatarisht 31 gram kokainë çdo ditë. Në total ai mësohet se ka shpërndarë 2.6 kilogramë drogë që nga fillimi i muajit shkurt.

Prokurori publik kërkoi dënim efektiv prej katër vjetësh, por gjykata e kufizoi atë në dyzet muaj. Gjithashtu janë konfiskuar 4300 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat