Tre të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që tronditën qytetin belg të Antwerp, pasditen e djeshme.
Ngjarja u regjistrua në një apartament në lagjen Jesus, në zemër të qytetit belg, pranë urë Kipdorp & Sint-Jacobsmarkt.
Mësohet se protagonist ka qenë një grup shqiptarësh, ku tre prej tyre kanë mbetur të plagosur. Policia belge ka arrestuar 4 persona që akuzohen për ngjarjen, ndër të cilët 3 ishin shqiptarët e plagosur. Të gjithë të ndaluarit janë të moshës 23 deri në 38 vjeç, por ende nuk janë publikuar identitetet e tyre të plota.
Wouter Bruyns, zëdhënës i policisë lokale konfirmoni se katër të dyshuar janë arrestuar. “Tre prej tyre janë të plagosur, dy prej të cilëve janë në rrezik për jetën”, tha ai për mediat vendase.
Rrethanat e të shtënave janë ende të paqarta, por sipas dëshmitarit Leno, i cili drejton një dyqan tatuazhesh, papritmas u dëgjuan tre të shtëna në një nga apartamentet sipër.