Shqiptari Leonard Kurti i akuzuar për vrasjen e 50-vjeçari Shpëtim Bajrami gjatë një sherri jashtë një karburanti në Analipsi të Selanikut, u dënua me 13 vjet burg. Motivi i vrasjes, e cila u krye vitin e kaluar në korrik, duket se ka qenë dyshimi i viktimës se i pandehuri flirtonte me partneren e tij.
Gjyqtarët, e gjetën 45-vjeçarin Leonard Kurti nga Elbasani fajtor për vrasje nga pakujdesia.
Pas vendimit të gjykatës, ai është rikthyer në burg. Në deklarimet e tij, 45-vjeçari Kurti pretendon se viktima e kishte kërcënuar dhe ofenduar. Sipas tij këto kanë qenë disa episode, që kanë ndodhur para se ta vriste.
“Më kërcënoi, më shantazhoi, më shau…”, tha ai.
Gjatë përleshjes jashtë pikës së karburantit, ai tha se u përpoq të qetësonte 50-vjeçarin dhe nuk kishte për qëllim ta vriste.
“Ngrita armën për ta trembur, qëllova për ta frikësuar”.