Klajdi Merkaj në kërkim ndërkombëtar për llogari të dosjes “Çopja” është arrestuar të mërkurën 16 tetorit në Romë.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” se arrestimi i të riut që akuzohet se pastronte paratë e vëllezërve Franc e Hajdar Çopja është bërë me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Paralelisht me masën e arrestit, më herët shkalla e parë dhe Gjykata e Posaçme e Apelit lanë në fuqi masën e sekuestros për pasuritë e Arben Lamçes, Arjon Ormenaj, Klajdi Merkaj, Manjola Hysenaj, të shoqërisë “Elba Beton”, të “Hotel Demis”, të “Ish-Vilës Gjuta” etj.
Sekuestrot u vendosën pas operacionit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme më 31 korrik, ku kërkoi arrestimin e 33 personave, por që u arrestuan vetëm 11 prej tyre, ndërsa për dy të tjerë, u komunikua akuza në burg pasi janë arrestuar më herët për vepra të tjera penale.